Fjalia e Thjeshtë – Ali Sh. Berisha
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Ali Sh. Berisha
Fjalia e Thjeshtë
Tek po shkruante mësuesi në tabelë
Një fjali fare të thjeshtë
Të gjendej kryefjala e kallëzuesi
Pa trokitur fare në derë
U mbush klasa përnjëherë
Me terr e poterë
Ne u ngjeshëm krejt si brez
Tek shihnim mësuesin në dysheme
Tek e lidhenin
Tek e shtypnin dhe e shkelnin
Tek e ndiqnin me tyta nga prapa
Larg nga tabela
Fjala e thjeshtë
Dhe pranvera
Mësuesi na shikonte e na fliste
Se kryefjala është LIRIA
Se kallëzues jemi ne
Se në Zemrat tona s’ka vend frika
Nga këta qakenj që s’duan dritë
Që terrin e kanë fole
Në ecje mësuesi i shtyrë nga nata
Dëgjonte Tek i fliste Kulina
Dhe nxënësit nga prapa
Që qëllonin me gurë terrin
Se fjalinë e thjeshtë n’tabelë
Do ta kenë rritë
Për pranverë
09 Janarë 1996