Kitara ime… – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KITARA IME….
Heshtjen mbrëmjes do ja thyej,
Ti tund telat me shum mall,
Të gjithë tingujt e kësaj bote,
Ti derdh sonte me kitarë……
Ligjëro kitara ime,
Për pranverën në agim…
Të dhurojnë pjalm për dashurinë,
Mijëra gongje në shpërthim….
Ligjëro e zgjoje ëndrrën,
Të veshë ngjyrat plot larmi,
Ndize botën, fali këngën,
Më të bukurën simfoni……
Mi bëj yjet të buzëqeshin,
Hëna të na “shkelë” një sy,
Ushqei ndjenjat të mos vdesin,
Mbushe jetën me magji……..
Moj kitarë ti mos u druaj,
Ligjëro mbi gjoksin tim,
Të gjithë shpirtrave të trazuar,
Jepu paqë, jepu shërim…….
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com