Për Ty – Fredi Kurcani
Për Ty.
Për ty dhimbjes i bëj ballë
Dhe mallin më shpirt luftoj
Sa dua që të t’kem pranë
Çmendurisht të dashuroj.
Ti në vena më je futur
Qelizat mi prek me rradhë
Asgjë në bot sdua sa ty
Të kam brenda në damarë.
E kujtoj mbrëmjen e errët
Kur të pash un ty papritur
Ti u shfaqe porsi magji
Në atë çast mbeta i mahnitur.
Një zë i heshtur brenda meje
Pëshpëriti me shum qetësi
Të lindur jeni për njëri-tjetrin
Më tha mua o zemër ai.
Çtë besoja në ato çaste
Mbeta i shtangur në vënd
Krejt papritur brenda meje
Ti hodhe në çdo cep rrënjë.
Ti çdo ditë me rrënjët e tua
Brenda shpirtit tim do rritesh
Do të vadis me dashuri të pastër
Do të mbaj çdo her larg dhimbjes.
Fredi Kurcani