August 6, 2024

Moj laberi, moj legjende… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Moj laberi, moj legjende….

Moj laberi moj legjende,
Shume e njohur per kuvende,
Per kuvend e trimeri,
Lum per vajzat qe ke ti.

Lum per vajzen nga Dukati,
Si trendeline Progonati,
Eshte ilaç eshte sherim,
Kur kendon kenget vendit tim.

Ne ato lendina ne ato pllaja,
Si nje bilbil kendon Maja ,
Ne ato kodra me lendine,
Lulet çelin hijeshinë.

Dhe nje nga ato hijeshi,
Vajze gjeraqine je ti,
Qe kendon per Shqiperi,
O yll ,o drite o bukuri.

Dhe barinjtë ne gerxhe e brinje,
Kur kullosin bagetine,
Duke te degjuar rrine
Se u fal lumturinë.

Moj e mira si sorkadhe,
Je nje kengetare e madhe,
Ne çdo fshat e qytet.
Je mrekullia vete.

Je e mire dhe si njeri,
Se fal shume dashuri,
Lum Shqiperia qe te ka,
Moj e bukur per sevda.

Ty te do e gjithe dynjaja,
O yll,o mbretereshe Maja,
Je vete nuri e sevdaja,
Ne ato gryka e ne ato pllaja.

Sikur te kisha dy jete,
Do te mblidhja lule e flete,
Do te beja nje buqete,
Sa nje mal e sa nje dete,
Dhe do t’a dhuroja per jete..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com