Farkëtarët – Bujar Salihu
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FARKËTARËT
I pshtynë duartë me rrebesh
Pastaj i shtëngojnë fortë
Çekanët e tyre të rënd
Zakonisht godasin në pikë
Pa u rebeluar kurrë
Heshtjen e kalisinë
Me goditje precize
Mbi hekurin e tyre të gjallë
Mes makthit të të rrahurave
Mbrehin durimin e lakuar
Kur u nxehet shumë hekuri
E godasin edhe më shumë
Edhe më fortë
Me këtë proces primitiv
Të ftohët ja mbajnë kokën
Kur edhe duke ja futur
Në kazanin e madh me ujë të turbullt
Farkëtarë epik
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com