Çka do të më thonin muzat – Brahim Avdyli
Brahim Ibish AVDYLI:
ÇKA DO TË MË THONIN MUZAT
1.
“Në radhë të parë
t`a japim një këshillë
mos e shiko botën asnjëherë për gjykim,
kur dëshiron
sukseset e shkëlqimit të provave
në vend të tyre
ia behin papritur zhgënjimet.
A e di se jeta i ka mija forma të shoshitjeve
nëpër të cilat
endesh poshtë e lartë nëpër dhembje!…
2.
Së dyti
ate që dëshiron t`ua falësh të tjerëve
e u rend pas me buzëqeshje të shpirtit
zemrën tënde nëpër duar
duke pritur vite të tëra
shërblimin e merituar të persiatjeve,
në vend të tyre vjen
ironia e mospajtimit.
A e di
se jeta është
provë e përkohshme e vuajtjeve
nëpër të cilat
nuk e sheh
vjedhjen e kohës sate!…
3.
Së treti
jo të gjithë e mbajnë në kujtesë
çka u kishte thënë Hyjniu-
energjia e madhe kozmike
para se të vinin në jetë
nga dy prindërit e kësaj bote,
kanë lindur nëpër dhembje
i harrojnë peng detyrimet e marrura,
e mjaft gjëra absurde
pak nga pak i mësojnë nga jeta.
A e di
se kur kthehesh me duar të zbrazura
në ditën e gjykimit
nuk do të jesh më
i kthyer si shpirt në botën e borgjeve!…
4.
Nuk është bota
siç e mendojnë versnikët e tu
pak kush e ka dhuntinë e Dijes-DI
një mijë forma të shprehjes jetike i ka,
shkruajnë për të plotësuar
të dhënat e jetës së bukur
e pak kush e di
t`ia qëllojë të shkruaj mbarësisht,
por mos u zhgënje
asnjëherë në provat e pandalura të jetës,
mendo t`ia qëllosh
e të thuash
vetëm të vërtetën sublime!…
5.
E fundit
është kjo formë e fjalëve të pathëna
je i lumtur nëse e krijon
mundësinë e ndihmave të kësaj bote
si të nxirrje
një burim të etjeve njerëzore
me artin e fjalëve-
mendim i pakapshëm krijues
është forma e parë e krijimit,
atëherë
në mënyrën më të thjeshtë
përkryhet i tërë kombinimi,
prej njëres formë kalon
në tjetrën formë materia e jetës
e një fluskë e energjisë
është vetë shpirti!…”