August 10, 2024

Luan me zëmrën apo me Dashurinë..! – Shpresa Dhima

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LUAN ME ZËMRËN APO ME DASHURIN.

Dhe kur më thua jo
Unë e di, ti luan me mua
Dhe buzëqeshja jote më ngjason
Me rrezet e Diellit, që tek unë depërtojnë

Sërish , sërish, vrapojë për tek ty
Dhe rruga pranë na gjen të dy
Magjepsem me vështrimin e syve të tu
Thellë brënda tyre skalitur portreti im

Sytë e tu , treten në sytë e mi
Dhe buzët kërkojnë tënden puthje
Si në oaz lumturie lundroja mes dashuris
Ëmbëlsinë e shpirtit ,mbillje tek unë,

Por të gjitha u harruan, u harrove edhe ti
Në vesh dëgjojë ende fjalët tek më thua
“Erdha sa të mbyllësh, e hapësh sytë,
Mua më gjenë pranë, aty tek ty

Po orët u bënë ditë, ditët u bënë muaj
Provoja të mbyllja e ti hapja sytë,
Por ty nuk të shihja asgjëkundi
E mëngjeseve zgjohesha pa Ty

Atëherë ju luta Hënës, dhe Diellit në agim
Rrugën t’më tregonin, të më . sillnin tek Ty
Rreze dielli të bëhesha , të kthehesha në yllnesë
Dritë dhe shpresë, kur dashuria fletë

Dhe atëherë nisja të provoja..,luaja sylla mbylla,
Si një refren kënge, zëri ytë më erdhi..
Mos luaj më ; Erdha, shikomë në sy,
Luan me zëmrën, apo me Dashurinë..!!.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com