Thyeje guackën… – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
THYEJE GUACKEN….
Thyeje guackën ku rri mbyllur,
Rrënoi muret për rreth teje,
Të dalë ndjenja që rri ndrydhur,
Të blerojë mbi vlagë pranvere….
Lulëzo e fal nektar,
Bëhu lule përmbi degë.
Dhe kur fryn tufan i marrë,
E xhindos valët në breg….
Lum kush hedh hapin e parë,
E puth koha mu në ballë,
E hap shtegun përmes saj,
Gjitha stinët i vijnë mbarë…..
Lum kush fillin e shkëputur,
E bashkoi e lidhi nyje,
E mban koha lart mbi supe’
Si kurorë stolis me yje…..
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com