Mengjes vjeshte! – Donika Gjura
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mengjes vjeshte!
*
Ne mengjes zbardh agimi
dite shtatori plot freski
Lajmetari se erdhi dimri
behuni gati per bore e shi..
Sa shpejt kalojn ditet
vera e nxehte djeg si prush
vjeshta me e bukur stine,
shport e sofer me fruta mbush..
Punoi dhe bleta kete vere
me nektar mbushi koshere
gjate dimrit e perpunon
mjalte me shumic prodhon
Grumbuj, grumbuj, milingonat
t’knaqet syri kur i shikon,
vrap e vrap germojn token
ushqim per dimer sigurojn..
Dallendyshja nis shtegtimin,
folene don me braktise
lamtumire i thote dimrit
ne pranvere une do t’vi..
Me respekt Donika Gjura!
Bulqize dt.04/09/2020!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com