August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bashkë
Eja sonte tek unë, shejtan,
merri këpucët në dorë, ec pa zhurmë,
universin ta bëjmë sa një dhomë
kur bota e madhe të bjerë në gjumë.
Le të fryjë veriu, rrebeshi, puhiza,
në zjarrin e trupit do t’i thajmë teshat.
Vetë Zoti për mëkate të hyjta
i fshehu ditët, na dhuroi netët.
Mike më ke, para Shën Pjetrit
(nuk të ndalon brenda të hysh),
Pa dyshim, në çast të valë
edhe ai do ketë puthur, natyrisht.
ALMA JAKU

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com