August 7, 2024

Zakonisht kur jep thika – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zakonisht kur jep thika ,
thika pret..,
po ç’të bësh ja dhe njeriu me një fjalëz të vret,
e gjitha sa ishe më nuk je,
bëhesh dallgë e dhemb,
shkëmbit të fatit I ulëret,
pastaj thërrmohesh e gjitha në breg,
e var veten në një brengë,
u shembën statujat e lotit të lumturisë,
të gjitha u bënë një ish..,
lulnajën e shpirtit e zuri vjeshta,
atje ku era tund_
edhe perdet e mëndafshta,
dhe ja tek hedh sytë tek yll I fatit kur ngrin,
në grykën e gotës mbyt mërzinë,
vajton ti vdekjen ,
a vdekja ty,
ranë shirat e vjeshtës
mbi trupin tim,
ujvarat derdheshin mbi shpirtin tim,
u pagëzuan profetë si për kujtim…
Pa kohë ..Di..Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com