Rrezedritë – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
Rrezedritë
A pranohet lëndimi
në pjesë pafajsie të mbetet?
pa shkak
padashje
pasoja tretet.
Mos mbeç e vetmuar
në goditje pas shpine
aty mosdurim
u bëfsh copë e thërrime!
Në krahë që dhembin
në kockën e ngrirë
hapi nga pak,
shtriqu për tu c’ mpirë.
A mbahet pesha në një
kollonë që thyhet?
si mund të mbetet një yll
në pesë cepa përthyer?
Por një erë e re fryn një ditë
të përkëdhel,të ngroh
një rrezedritë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com