Kalojn ditë javë e muaj! – Donika Gjura
Kalojn ditë javë e muaj!
*
Jemi t’lodhur nga kjo jetë
s’është e lehtë për ta jetuar
por tani nga kjo kolerë
shumë na është vështirësuar..
Izolimi na shërben
që wirusi t’mos përhapet
por nëse ai prap vjen?
me njerzimin ç’far do behet?
Ndoshta t’gjithë nga ky wirus
infeksionin marë e kemi
duhen bë testet me çdo kusht
që të dimë në ç’gjendje jemi..
Kudo janë mbyll kufijtë
për fëmijët na mer malli
vallë do dalim nga kjo errësirë
që na ndau për së gjalli?
Paska hall përmbi halle
e ne këtë se kemi prit
wirusi përball nesh hedh valle
n’çdo moment e çdo ditë..
Kush ndërron jetë në komshi
nga shtëpia e lotojm
me përcjellë nuk shkon njeri
veç familja n’varr e çojn..
Kush lind e kush martohet
nuk sheh njeri te dera
t’urosh çiftin të trashëgohet
se zakon kemi pas nga hera..
Kalojn ditë, javë e muaj
dhe asgjë nuk po ndryshon
njerëz t’mërzitur si t’çakërduar
dalin e kërcejn në ballkon..
Ky wirus që po merr jetë
s’ka shkenctar që ta shpjegojë
lutemi zotit natë e ditë
që njerzimit t’ja lehtësojë..
Me besim tek ty o perendi
ndale gjemen ne planet
se veç ti ben mrekulli
jepi njerzimit shprese e jete..
Me Respekt Donika Gjura!
Bulqizë 04/04/2020..
Ju përshëndes dhe uroj ditë të bardha për të gjithë ju miq të dashur kudo që ndodheni..
Zoti na ndihmoftë për hatër të këtyre engjëjve
që po rriten dhe janë krejt të pafajshëm!!