August 3, 2024

Fundi i perandorëve – Agim Desku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FUNDI I PERANDORËVE

Sonte më mungon gjuha e Naimit
Ajo kënga e bukur e Mjedës dhe e bilbilit
Ndoshta një ditë me vargje të flas
Atëherë dua deri në qiell i lirë të bërtas

Tkam kërkue leje për dritë të diellit
T
i dal n`ballë demonve të marrëzisë
Mos më ia lujtë kurrë ma plagët e Gjergjit
Perandorët këtu e kanë fundin e tradhtisë

Derisa fryma e Fishtës t’më mbanë gjallë
S’kam më pasë frikë më u ndi shqiptar
Kurrë pa i njohur pesë shekujt e tmerrit
Thua se nuk di Evropa jetën tonë të ferrit

Vallë a jetohet si popull i sharë e i ndarë
Sikur e humbem gjenin e bukur shqiptar
Por kësaj toke çdo ditë i lindin zana
Dhe disa jetojnë në qiell t’shndrruar n’diell

Kurrë të vetmuar pa e lenë si nënën
Në pllembë të dorës ia vizatojmë ëndrrën
E bëjmë nuse ma të mirën në mbretëri
Dua t’i ngjanë ma të bukurës hyjri.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com