Shqip t’bërtas – Agim Desku
SHQIP T’BËRTAS
A m’i huazon motër nëntë plagët e Gjergjit
Të ngritëm shkallëve për tek dielli
E di se kush më rri në atë pjesë t’botës
Të rr lart o të mbytëm në fundin e gotës
Mos u merakos për flakën nëse na djeg
Asnjë fuqi e stuhive s’ka për të na rrxue
Të bërtas sa n’qiell yjet më u ba bashkë
Pesë shekujt e ferrit n’dhe kam më i palue
Edhe ëndrrat kam në det më i gjue
Veç kujtimet n’dry më duhet më i lanë
Nëse sërish lind n’këto troje ndonjë zanë
Besë atdheu e fjalë hyjnish kam më i dhanë
Kam më të bërtit shqip si dragua
T’shoh luftëtare si e shuan etjen n’krua
Ah sa mirë e ruan besën e Konstadinit
E mbështjell me fjalë e trëndafila të prillit
Të bërtas më shumë se Erna s’kam fuqi
Në varg poeti si s’kllav më më qef rri
T’i them diellit digje atë botë të mëkatit
Mëkat që ia ndave në dysh dashninë fatit.