August 10, 2024

U deha nga emocioni në takimin sy më sy – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

U deha nga emocioni në takimin sy më sy.
Në buzët e etura derdha kupat me nektar.
Dielli u fsheh pas reve me xhelozi
nga shpirti i dehur me shijen më të rrallë.

Përjetova gjithë pasionin e dashurisë pa mëkate.
Preka ëndrrën e pafjetur me muzikë jete.
U ndezën në dhomat e zemrës mijëra zjarre
që shkrin dhe akullnajat e ajzbergët në dete.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com