Leximi i heshtjes – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Leximi i heshtjes
Heshtja jote,
ka kohë me heshtjen time,
merren vesh në heshtje..
Si dy shpirtëra të dashuruar,
që s’kanë mundësi të puthen
e shkrijnë dashurinë
me buzëqeshje..
Lexoj heshtjen time
por më lodh heshtja jote,
me sa duket e lexoj me gabime..
Se heshtja s’ka abetare
as germa fjalë e shkronja.
Ajo është gjuhë sekrete
e kuptojnë vetëm ata që kanë,
ndjesi të holla.
E ty,
si të duket
heshtja ime !
Apo dhe ti si unë
e lexon me gabime !
Miku Artit
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com