August 3, 2024

Ndjeva lot në shpirtin tim…! – Asllan Miftari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NDJEVA LOT NË SHPIRTIN TIM…!

Sot ndryshe do të shkruajë, pena ime ,
Një varg ndryshe, nga të tjera herë ,
I përlotur mes shkronjash e tastierë ,
Për ju shpirt vrasës që përlotët botën !
Ju që gatuat punishteve të mortit helm e vrerë !

Për ju, që këtë botë ndryshuat,
I vodhët të bukurën stinë : Pranverë,
Ju që njerëzimit fytyrën i tjetërsuat,
Ju që njeriut i shëndruat pamjen si asnjëherë !

Shkruaj për ju, o shpirt katranë,
Me zemra ngjyrosur nga e kuqja në zi,
Ju që ndatë vëlla me vëllanë,
Ju që i shteruat fëmijës, qumështin në gji !

Ju që ndatë motër nga motër ,
Ju që shuat gëzim e muzikë ,
Ju që derdhët lot në çdo votër ,
Ju që u mbollët zemrave, tmerr e frikë !

Ju asgjë nuk ju lidhi me humanizmin,
Botën njerëzore e grisët copë … copë ,
Ju që vrisni shpirtëra të pafajshëm,
Mbi këtë tokë lëshuat vuajtje e lotë !

Ju që kërkoni shpirtërat tanë në buzë varr ,
Ju që lypni e vallëzoni mbi mortajën tuaj ,
Është një Zot, që ju thotë : NDAL !
Herët a vonë, Ai ka për t’ ju ndëshkuar !

Ju vrasës shpirtërash ! Ju banditë barbarë ,
Ju që ëndrrërrat tona doni t’i prisni në mes ,
Ju që këputni jetë në buzë patharë ,
Nuk do triumfoni mbi gjëmën “sukses”!

Ju që doni të prisni në mes vitet e mia ,
Ndal ! – do t’ ju thonë nga Lart ,
Jeta është lule e shenjtë ,
E mbjell dhe e këput, vetëm Perendia !

Ne betejën do ta fitojmë !
Do ta fitojmë për mrekulli ,
Ju do të mbeteni, “vrasës” në shpirt ,
Vampirës të shekullit, gjakpirës në histori !

I nxirë emri dhe vepra juaj ,
Do të mbeten në këtë tokë ,
Ju që bëtë një glob të vuaj ,
Ju që bëtë shpirtin tim të derdhë lotë !!

Ju do të mbeteni të nxirë në histori !
Do t’ ju mbulojë mortje, lotë e zi !
Të mallkuar do të ikni nga kjo e bekuar tokë !
Qetësi e paqe, nuk do të gjeni as në të përtejmen botë !

.
Ju pershendes e mbare u shkofte java e muaj te nderuar miq !
Ruajuni nga kjo gjeme vrastare, qe po merr jete te pafajshme e po perlote boten mbare !
Ndjese per vargjet e perlotura, por me tronditet shpirti kur degjoj e perjetoj lajme te renda…!
Vertete gjeme vrastare !

.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania🇦🇱

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com