August 3, 2024

Drejt brigjeve të shpirtit të dashuruar – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Drejt brigjeve të shpirtit të dashuruar
me trenin e valëve erdhe nga larg.
Sa rrahje zemrës i kanë munguar
aq përrenj lotësh u derdhën me mall.

Shtrinë krahët dallgët e brigjet përqafuan.
Zjarret u ndezën në oxhaqet e zemrës.
Kërcyem valsin e përjetësisë të dashuruar.
Në kor kënduan bukuritë e jetës.

Solle diellin e munguar të largësisë.
U zgjuan ëndrrat e strukura në heshtje.
Largove retë nga qielli i dashurisë.
U mbushën mushkëritë me frymëmarrje jete.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com