Më fal biri im më fal – Seit Paci
PLAGË MËRGIMI
” MË FAL BIRI IM MË FAL”
Tani që mora lapsin të shkruaj
Në rrugëtim je ti biri im
Oh ta dishë sa shumë po vuaj
Nuk di nëse ke apo jo ushqim
Nuk e di në ç’pikë të globit
Po ec shpejtë apo ngadalë
Por për ty i lutem zotit
Orë e çast të jeshë i gjallë
Oh të lutem më fal biri im
Se dhe pse të rrita e bëra burrë
Falje të kërkoj unë ty papushim
Që stë ndalova dot të kurbetit udhë
Më fal që nuk të mbajta këtu dot
Të loznim e qeshnim bashkë pa pushim
Të gëzoheshim bashkë në këtë botë
Duke mos e marrë ti këtë rrugëtim
Ashtu si ti dhe shumë të tjerë
Po enden anë e mbanë nëpër botë
Prindërit të vetëm mbajnë hapur derë
Me sytë të mbushur me lotë
Të shqetësuar prindërit janë
Kur zbardh dita e kur bie nata
Shumë merak e mërzi kanë
Ndaj veç luten e lëshojnë urata
Nuk dimë përse gjithë kjo prapësi
Për këtë ti o bir nuk ke faj
Që shtëpia e jonë Shqipëri
Si mban dot brenda fëmijët e sajë
Për këtë fajin ne prindërit e kemi
Që sju bëmë dot të ndjeheni mirë
Tani ne që të vetmuar jemi
Kërkojmë prapë të kthehesh mor bir
Lutemi ne prindërit fort në ZOT
Kudo që të shkoni shëndet të keni
Lutemi të paktën të mos derdhim lotë
Dhe kur të ktheheni gjallë të na gjeni
AMIN
,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,06 SHTATOR 2020