August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VISHU ME PIKELLIM

8 shtator, 2018 ⚘😥

Nën mrizin e hijes tënde
shplodhem e shkujdesur
nga ënderra me llahtari
natën e kaluar
Shiut vjeshtor nuk i mbajë
mëni për lotët rrëke
përplasur me fërfllazë
në dritaren time
veç mallit për kohën
e ikur fantazmës tonë dje
kurrë të grisur ecjeve
shekullit jetë në botën njeri
Në qiellin e shtatë
të gjeta dymijë vjet
më parë dhe nuk thash
Jehovai
Syrit të tretë të shohë
çdo perendim dielli
tek braktisë yllesinë
e kotësisë në tokë
Këmishën e shpirtit tim
shkopsitur nga malli
do ta gjesh te varur peng
ne qepalla vargu
po deshe merre dhe vishu
me pikëllim kohe
as nesër as kurrë
pajtohem me harrimin
per ty…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com