Vetëm ai.. – Alma Jaku
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vetëm ai ..
Si një cigare kush s’është tretur,
herë për hall e herë për mend?
E deha mendjen më s’do tretem,
Të zezat e të bardhat le t’vijnë rend.
E bota e gjitha në marrtë flakë,
Do ngroh me ëndje ,duart në zjarr,
Dhe në m’braktisshin të gjithë,të gjithë,
Shpezët e malit do të bëj miq.
Ah ..veç dikush mund të më tresë,
Të më mbjell e t’më shkulë si rrepë,
Ai që është rritur brenda barkun tim,
Mund të më vdesë e t’më rilind !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com