August 3, 2024

Merrmë poezi – Sylejman Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MERRMË,POEZI

Merrmë,poezi,përplasmë nëpër qiell, kudo
Ma shtro qilimin e puthjeve pa mbarim!
Të më hajë “dreqi”-më ço të zjarrtë tek ajo
Të shlodhet mbi buzët-ky “qerrata”,shpirti im!

Merrmë,poezi,merrmë…kudo më degdis
Më ka marrë etja-dua nga krua mjalti të pi!
Jam si qengji,kur e merr uria të pijë sisë
Ndaj,më ço si era,ku veten më s’e di!

Merrmë poezi…më ço në botën që e dua
Ma shtro udhën me këngë e melodi!
Më ço rrufeshëm te firmë e hënës “Grua”…
Të shuaj afshin…të puth…të pi…të pi!

Merrmë,poezi…merrmë…më përkund
Nga kjo parajsë-një shekull mos më tund!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com