August 9, 2024

Plisi krenari Shqiptare! – Miranda Troci Derti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PLISI KRENARI SHQIPTARE!!!

Mirë se të gjej Tetova e Sharit
djep burrnie rrëzë në malësi
vij nga Dibra e Kastriotit
nga Nantë malet vesh nē kreni

mir se të gjeta Shari i malësisë
selam të çon Korabi e Drini
vesh me tirq e xhamadan
të fastojmë festën e Plisit

Vij nga Oda e Dibranit
Hije më ka pushka e kesula
pleqnisë mirë fort ia di renin
na gjëmojn pushkët nëper kulla

në Odë tē burrave lidhej besa
folej fjala e itifaku
me Shqiptarin mendohu mirē
matu mirë kur të folish llafin

nise fjalēn kofsh me nder
bukë ne besē kanë derē pēr derë
në mexhelise me kuvendue
e heq kësulën me të nderue

nē keto vise burrërie e trimērie
ju thojnē troje malësie e Shqiptarie
gjithë kto kulla e kto oda me bajrak
se lëshojm vatanin pa i la ksulat me gjak

siq ka qanë atëherē adeti
fliste i pari në krye të oxhakut
Plis tē bardhē e në dorē dyfekun
asnjiherë siu lujte llafi

folte ma i mençuri burrē i besēs
mblidheshin shokë miq e vllazeri
në besë e në fe pajtojshim gjaqet
Faqe bardhë me krenari…

Miranda Troci Derti….Gezuar..festën e Plisit!!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com