Vjeshta e tretë – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VJESHTA E TRETË…..
Vjeshtës së tretë orët i vjedh nata,
Dielli largohet pa e ndjerë askush,
Zjarrit bubulak ndofta i shuhet flaka,
Por aty tek vatra ngroh e ngroh një prush…
Vjeshta e tretë
shkund flokët tanë të thinjur,
Imazhet e memorjes
trazohen nga stuhitë’
Ndofta e harrojmë
dhe orën kur kem lindur,
Por shpirtrat fisnikë
s’harrojnë dashuritë….
Plugun gjithnjë koha
e mban të tërhequr,
Brazdat mbi ballë
thellon me një plur,
Ah’ sa nostalgji
në breza ka me mbetur,
Ajo ndjenjë kristal,
e pastër ” si dikur”……..
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com