Iku! – Hajri Kasemi
Iku!
Iku,iku dhe kjo natë me shoqet,
S’di në jam i mërzitur,a i gëzuar,
E ç’me bëre kështu ti e dashur,
S’di kam fjetur,a kam qen zgjuar.
Pse mi zgjove mua enderrat,
Ç’me bere keshtu moj sy shkruar,
Mua dhe pa to s’me zinte gjumi,
Kam moshe me per te dashuruar?
Nuk fle dot me une drejte,
Ndaj kerkoj per tu rrotulluar,
Por ti fle gjume te gjoksi im,
Kam frike te rri me ti zgjuar.
Kam shume frike,qe ti hap syte,
Era e dashurise me ka trubulluar,
E si erdhe kete nate ti Rina ime,
Pas kaq vitesh,s’me ke harruar?!
A te kujtohet ti e dashura ime,
Mbremja kur te shfaqa dashurine,
Zogjte larte mbi qershi kendonin,
Ngado binte era trendeline.
Zogjte jane besnik e dashura ime,
Dhe japin gjithçka per dashurine,
A i ke pare me sqep mbasi puthen,
Fluturojne larte ne qiell me gezim?
Kam shume frike e dashura ime,
Sa here ndjej arome trendeline,
Kur kaloj prane qershise tone,
Kam frike mos zgjoj dashurine.