Vij shpesh këtu – Diturie Hasanaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vij shpesh këtu,
ku çdo klithmë është jetë,
ku çdo gjë është e pafajshme,
këtu buzëqeshin edhe gërshetat e tu,
ja më përshëndetin edhe poret e tua,
sikur të mund të mëdhenjtë mos harronin botën
ta shihnin sikundër ishin fëmij,
sa ndryshe do ishte bota,
mbase me gliter më shumë e re të batdha e blu,
më tutje topa të shpërndarë gjithandej,
shih.., shih si përqafohen ,
edhe pse janë aq të ndryshëm ,
s’do tia dijë nga kush vend vjen ,
janë fëmijë luajnë,
më ndiq.., të të kap,
mbylli sytë më gji..,
gjithë fëmijët dashurinë kanë në gji….
12-9-2020 Di.. Diturie Hasanaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com