August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zotrat

Mbledhur mbi Korab xhindosur
të menduar e të djallosur
vrarë nga shpirtngushtësia
sodisnin botën të marrosur….
Në një ngjizur
shkëmb-vala dhe valë-shkëmbi
frone s’kishin për të ndarë
gotat me gjak cakërronin
miqësia e tyre ish e rrallë.

Të jargosur Zotat
vendime mashtruese morën
Valë-shkëmbin e pagëzuan shkëmb
Shkëmb-valën e bënë valë…
Por…
në zemrën e shkëmbit hodhi shtat
vet dashuria si trëndafil…
djegur prej mallit,vala bëhet dallgë
strukur në gjoks, përqafuar e mban.
Përvëluar në atë zjarr
e lodhur,Vala shëndrrohet në zanë
me lotët e derdhur mbi Perënditë
shuajnë etjen,sy e faqe lajnë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com