Ju pres në mol – Isuf S Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JU PRES NË MOL
T’i bëhëm diellit bateri rrezesh-karikojeni!
Hënës shtrat ndriçimi-frymëzohuni
Lumit kthjelltësi besimi-freskohuni
Luleve kutizës parfumi-erëzohuni
Flladit të jetës koshere –buzën putheni
Dijes herbarium përvojash-lexojeni
Buzëqeshjes liqe kënaqësie –qeshuni me lot
Zemrës oqean lumturie-hidhni spirancën
Merrni një kafshore bukë
“Grisni” faqet librit
Shijomëni pini ujë gllënk-gllënk
Ngrohuni me rreze kur mërdhini
Buzëqeshjet bartni me kova
Kur loti pllakos syrin
Lahuni në oqean kur djersini nga vapa
Ejani…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com