Peizazh n’re – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PEIZAZH N’RE
Në pejizazhin e reve
Nata luan lojën e muzgut
Në thërrima dhimbje
Kthehen rrezet e pangopura
Të diellit
Reliefin e plasaritur
Hëna buzëdjegur
Lidhë fjongon e fatit
Të të dy botërave
T’krrusura në udhën e djallit
Kalorësit shtegëtarë
Bien të pashpirt
Horizonteve t’përgjakura
Vetëm dielli digjej në zenit .
14 shtator Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com