August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ZGJOHUNI

(15 shtator 2018)

Merreni shtruar harrimin për Ju
shpirtit thuani zëshëm jemi vetëm
rrugëtimit maratonik
deri tek pragu tjetër
n’ lëkurën tonë dhimbjet
i ndjejmë veç Ne hijet e
harruara nga të gjithë
n’ trishtin e çmendisë
qetohemi e pëlcasim me lotë
një dolli pelimi
që nuk soset asnjëherë
teksa grimcojmë thonjtë
terapinë e pikëllimit
Flasim me askend me muret
me andrrat e llahtarit vetëm atëhere
kur edhe hijet zhduken
prajshëm e zbehtë n’ prendim dielli
e terri mbulon Turpin Kolektiv që
kurrë na braktisi për Fajin e Pabërë
Në vendin ku dashuria për njeriun
nuk banon ma
drejtësia blihet me monedha
dhe mamuza patkonjësh hileqar
farkuar në Klanin që vret
andrrën tuaj n’çdo pusi karremi
dhe e ha mishin e dashjes tonë
qetë-qetë
Merreni shtruar harrimin për Ju
zgjohuni ta vrasim bashkë
mordjen që fle e shkujdesur në çmimin
e tregëtimit me plaçkën e dhimbës Tuaj
Shkunduni ma se mu tha fyti nga durimi…
Shukrije Gashi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com