August 10, 2024

Ndjenjat e poetëve – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NDJENJAT E POETËVE

Në doni të dini ndjenjat e poetëve
Ato e pushtojnë krejt qiellin
Brenda tyre kanë dhe dallgët e deteve
Natën miq me hënën, ditën me diellin

Poetët nuk stepen jo nga varfëria
Vargjet e tyre e përshkruajnë nga çdo anë
Prandaj në shekuj i mban historia
Kolosët si Fishta e si Migjenianë

Poetët janë gjithmonë në fluturim
Me vargjet e tyre rrokin gjithësinë
Me to qëndisin bukur çdo gëzim
Por dhe vështirësitë që përshkojnë njerëzinë

Për poetët kjo është vetëm njëra anë
Me vargjet e tyre nuk janë NIKOQIR
Padrejtësitë që kanë pushtuar dynjanë
Askush si përshkruan e godet më mirë

Eh pra poetët dallgë kanë në shpirt
Dallgë që fort mirë i ndjen veç POETI
Të gjithë këtë duhet me e ditë
Njerëzit në çdo kohë atë e kanë me VETI

Eh pra ata shkruajnë pa u lodhur SHKRUAJN
Për jetën njerëzore shkruajn ata shumë
Ta dini ndoshta për vete shumë VUAJNË
Për të tjerë ata shpesh nu bëjnë as GJUMË

Ata fort mirë e dinë që JETA
Për të gjithë njerëzit ka të njejtin ÇMIM
Në vargjet e tyre shkruajnë TË VËRTETA
I shkruajnë ato me shumë GUXIM

Gjithësia, Bota pra bota për POETIN
Është ndjenja që lulëzon përherë
Për ta paraqitur ai VARGUN ka të vetin
Si armën e tijë me shumë VLERË

Vargjet e tij pra kanë shumë VLERË
Brenda tyre kanë në çdo kohë GUXIMIN
Me to ata përshkruajnë bukur PRANVERË
Duke mos lënë mënjanë as DIMRIN

,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,16 SHTATOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com