August 4, 2024

O Zot mëshirën mos na e kurse! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O Zot mëshirën mos na e kurse!
*

E kujt duhet ti besojm?
Se ky virus covid të mer jetën?
Njëri thumbit e tjetri patkoit
askush s’tregon t’vërtetën..

Ky mikrob covid i mallkuar
qe planetin po e zapton
gjithë njerzimin izoluar
nga mendja po e shkallon..

N’karantin t’mërzitur jemi
rreze dielli s’po shijojm
me sy e duar lart nga qielli
zotit mëshirë po i kërkojm..

Nëse mbyllur do t’rrimë gjatë
ndonjerit do ti pushoj zemra
tjetri do t’del psikopat
e dikujt do ti ikë mendja..

Filloi drama që pritej
njëri u hodh nga kati i pestë
ja pra njerzit kështu do t’vriten
të tilla lajme do marrim vesht..

Kjo është më e madhe sprovë
që ka parë historia
ndoshta duhej ta kalojm
se jashtë kornize doli njerzia..

Me Respekt Donika Gjura!
Bulqizë..dt.21/04/2020..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com