August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shumë herë nuk të mungon
asgjë më shumë se vetja,
ajo cupëza që humbi
mes stuhive të jetës,…
Ndërsa tani, tani më duhet
ti gjej disa fjalë ti them,
në mënyrën që te mos e lëndoj,
të gjej disa fjalë të gatshme,
të lexuara diku pse jo,
unë asgjë dhe asnjë se formova vete,
i gjeta te gjitha të gatshme në gazete,
dhe kjo ishte shumë e padrejtë,
se s’gjeta dicka që të të prekte vetem ty,
të mos nxinte aty,
gjithë sa jeten time nxinë
gjithë sa lulet kèputen me rrëmbim,
e te falen vetem trishtim,
se ti nuk je si ata,
që bukën shkelin, mirësine e një shpirti,
nuk deshe kurrē të të vesh ,
me rroba të përdorura’gabi’,
s’desha të ti shoh mënget e grisura ,
as pantallonat me gjunjë te arnuara,
nuk desha të luaj rolin e një kllouni,
që i bën të gjithë për të qeshur ,
kur vete qan në shhpirt,
vetem unë të pashë të qash ,
ashtu si vetem unë di..
përse duhet tu tregoj?
Kush do digjet për mua të mësoje?
Shumë prej jush besuan të jem si ata,
por ja që s’jam,
unë di cfarë jam”e vecantë”…,
kurrë s’do lejoje ask ënd të më mati
me metrat e përmasat e veta,
nëse nuk munden të dhembin si unë,
le të ikin .., rrugë të mbarë..,
nëse nuk ishin ata ajo cka isha unë për ta,
nuk do bëhen kurrë ajo cka ishe ti për mua,
është më mirë të mos më mbajnë mend,
rrugës në udhëkryqet e lagjes,
takova dy fëmijë,
njëri më ngjante me veten,
si tek fotua që kisha dalë me prindërit ,
atje tek një breg deti ku si mbaja dot mend as emrin,
më pyetën çfarë të kisha,
u thashë se isha unë,
vetja ime e harruar,
këtej e tutje mund të më thërrisni si të doni,
Dit, Diti, Diturie ,Eirutid si të duan………….
EirutidJanasah

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com