Kompjuter ishin Pena dhe Librat – Abdi Përgjegja
Kompjuter ishin Pena dhe Librat.
Sonte kam shumë arsye t’mos kem gjumë,
satelit pa orbitë bredh faqeve të internetit.
Nuk besoj si unë të ketë dhe një të dytë,
Vargje ti thure kotsisë dhe banalitetit.
Kotësia,ky mirazh negativ i dikurshëm ,
ka vite që ka ndërruar status shoqëror.
Sot është realitet normal,i pranueshëm,
me leje banimi në çdo qytet Shqiptar.
Sonte kam shumë arsye t’mos kem gjumë.
Po kaq ndoshta të jem në krevat i shtrirë.
E kam vetëm një arsye për të “vrarë trunë”
T’ju them :Kështu gjërat s’më duken mire.!
Ç’dëshironi të dini për banalitetin……?
Një dialog të zakonshëm të rinjësh në lokal.
Tregon dhe betohet “robtë dhe motrën” !
me filanen është hera e tretë që unë dal……!
E më kujtohet rinia e brezit tim dikurë,
kur vinte një mësuese e re në shkollë.
Në heshtje nisnim vjersha duke i thurë,
e skuqeshim mos na shihnin duke ia dhënë…
E ndodhte ti pëlqente të gjithë vargjet.
At’herë fillonte faza më e vështirë….
Në valllzim e ftonim secili me radhë,
me ankthin kush do vallzonte më mirë.
Në kohën tonë s’kish bare dhe benza.
Të shenjtë i kishim robtë dhe motrat.
Por sigurisht kish respekt dhe ndjenja,
At’here kompjuter ishin pena dhe librat.
Abdi Pergjegja:
Shkodër.07.08.’13