Grave fatprera – Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GRAVE FATPRERA
(grave shqiptare që shkuan në Siri
e gjetiu,në vendevt muxhahidiniste)
Po çfarë kërkuat të shkoni atje ju fatprera
Të mbuluara fund e krye me të zeza…
A mos vallë jua mjegulloi sytë era…
Dhe fytyrëmbuluar s’e patë udhën brenda
Apo matanë detit ju përplasi dallgëzeza,
A tokës si somnabull ju drejtoi ëndrra.
E latë traditën e besimit tuaj të pastër
Dhe keni përqafuar një tjetër ngastër
Ku lëvrojnë e pllenojnë të huaj…!
Me kuaj hamshorë e me të çartur buaj
Mbjellin, korrin, të lashtat i fshijnë
Ashtu si kanë vetë dëshirë edhe si dinë
Në emër të fesë edhe të “allahut”
E luajnë bukur lojën e “Sllahut”!
© Ulku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com