August 2, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AMANET

Amanet o djemtë e mi
Kur të vdesë më ktheni në fshatin tim
Se do më mbesin hapur këta sy
E nuk do gjejë paqe deri në amshim .

Aty ku u rrita me thërrime
Dhe ku fëmijëria ime ka shkuar
Pranë shkollës ku mora të parat mësime
E nëpër lëndina ku kam kënduar .

Jo nuk dua të tretem në megrim
Por të jem pranë atyre burravë të parë
Të kthehem atje ku është trualli im
Atje dua edhe unë të kem një varrë .

SHABAN V EMINI ..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com