August 3, 2024

Si mysafirë – Kimete Osmani Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si mysafirë

Në këtë Botë kalimtare
Jemi si mysafirë
Gjatë jetës lum ai – ajo
Që do kujtohën për vepër të mirë.

Në përjetësi janë veprat
Çdo thënie e lashtë citohët sot me krenarinë
Vitet numërohën, sa na është e shkruar
Vetëm një Zot e din ardhmërinë.

Çdo gjë e caktuar
Ka fillimin dhe fundin e saj
Çdo ardhje në jetë festohët
Çdo shkruarje në amshim, s’mund t’i thuash syrit mos qaj.
(IP)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com