August 8, 2024

Qyteti i Vlerave – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Qyteti i Vlerave
Berati

Berat
Një qytet 2400 vjecar
I shpallur nga Unesko
Si qytet i rrallë

Cdo ditë eci me ëndje në qytetin tim
Shikoj qytetin e sodit shtëpitë

Qyteti i 1000 dritareve
E quajnë qytetin tim
Shpëtitë radhë – radhë
Si me dorë sajuar
Qytetin e kanë rritur
E kanë zbukuruar

Kalaja madhështore
Si fortesë në kodër qëndron
Sa luftrave u bëri ballë
Dhe legjendat thonë
Se kryeheroi ynë Skëndërbeu
Dasmën e bëri në Drobonik
Afër qytetit të bukur e antik

Qyteti im është i bukur
Këtu artitektura me mozaikë
200 kisha ka
Që në kohrat e vjetra ndërtuar
Në cdo lagje 5 a 6.kisha
Ku njërzit të lumtur shkojnë e festojnë

Kodikun e qytetit
E ka Berati im
Të ruajtur prej shumë vitesh
Dhe kjo një vlerë e rrallë
Berati dhe shumë luftrave mbanë ja ka dalë

Pranë qytetit kalon lumi Osum
Sa luftra sa fitore ka parë qyteti im
Një qytet që cdo ditë mer zhvillim

Gurët me kalldrëm
Skalitur nga mjeshtrat e qytetit tim
Të latuar nga cekani
Rrugët e kalasë shtruar
Dora e njëriut bukur i ka sajuar

Ky është qyteti im
2400 vjecar
Me Kodikun e qytetit
Dhe me kalanë mbi majë
Me kishat historike me ikona e gravura
Me plot histori nga e kaluara

Qyteti im
Të falem
Më je më i bukur
Më i shtrenjtë
Tek ty plot vlera gjej

Qytet i 1000 dritareve
Qytet i bekuar
Dora e njëriut
Bukur të ka sajuar
Vlerat e tua
Nuk kanë të cmuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com