Më thuaj ç’je ti – Lola Shehi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË THUAJ Ç’JE TI?
Më thuaj ç’je ti,
Që gjumin guxon e ma prish
Që shpirtin netëve vjen e ma trazon
Mos je pasion rinie
Që fshehur më rri në gji
Mos je mall i largët,
Që kthehesh e më lëndon?
Më tërheq e çmend me atë shikim,
Me ata sy zhbirues më verbon
Ç’je ti që vjen e më zë në grackë
Ç’je ti që gjinjtë m`i përvëlon?
Kaq shumë mundohem të të qëndroj larg
Akoma më shumë më thith si magnet,
Më thuaj ç`je ti që ëndrrës më magjeps
Më thuaj je ëngjëll, apo djalli vetë?
Lola Shehi.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com