Devollit tim – Luan Kalana
Luan Kalana-poemth-”DEVOLLIT TIM “
….portreti shpirtër i Devollit ,Shqipëri
“Dhe ky plis nga herë ish i fortë,
shkoi në Evropë ,brodhi në Azi,
por kudo nga flokët, gjer në thonjtë,
mbeti Devolli”.-Dritero Agolli
-Do të këndoj vëllezër më dogji malli,do këndoj shqip vendçe,po të ma mbani,
do këndoj iso për vatanin,me kuç e me mace të zieni,amanet, ju të mos qani,
zemra po më pikon lot,do t’ja thërres si i mari,të lozë fusha,të tundet mali ,
burrat e zamanit bujq të pashoq,gratë me lelekë kornin fushën,shtrinin pollok,
do këndojë zemra,per mbesat,që flasin ëmbël shqipen,do theras,se s’duroj dot.
&
T’ju ndjell ju miq, zogj të më vini, si për shtatë palë qejfe,në festën e Gushtit ,
me ju të pi, t’ia bëj bromb majë stolave,me këngë e pagure, bira raki,
të kthehem për vit tek ju si shtegëtar, të pi ujë me pëllëmbë nga burimi i Zallit,
të më vijë era zhubricë,të ngrej qiellit saullin,të lidh me ju besën e burrit ,
te shoh traktorët,kombanjat si në betejë ku përmbysin plisat,korin grurin .
&
Të më mbijë në sy lumi gjarperosh me luginen gjelbëroshe qilim shtruar,
malet krahëshkruar mbulojnë fushën që bën karamele, si kube e ndriçuar,
Gramozin tërë vitin me plisin e bardhë, një piramidë egjiptiane, Feniks ,
qytezat e tua, gjerdan ruazash në gushë,t’më rrethojnë si prush i pashuar.,
natën nën perden e yjeve me hënën që gjejdis mbi luginë si disk fluturues ..
&
Të skuq me penel malet me gjakun e dëshmoreve,flamur kështjelle rreth fushës,
të pamposhturit e spitalit partizan,heroin e devollit,matrazovin e Poloskës,
trimat* devollinj që u gjakosën në telat,lanë kockat,kampeve e burgjeve,
ata që hapen dyert për vëllezërit kosovarë,refugjatët* që bredhin botës,
të bëj një mal me lule,për ata që mbollën lirinë me qumshtin e Nënës..
&
Të takoj,Dritin,Homeri i gjallë që i jep kombit famë,dritë margaritar,
bilbil Skënderinnga Lëndina e lotëve,serenatat me kitarën e Ziçishtarit *
artistin e fjalës,babanarin* ,oborret mbushur jargavanë nga Bajraktari
Devoll ,vend i shenjte turistik,portale në Shqipëri, obelisk e altar,
trevë e lashtë Ilire,Eorde,ku demolli lë amanetin e trashëgimtarit..
&
Të mbaj mbi kokë si sini,hambarin e bereqetit,gjeneratat filiza,lule anguliçet
t’ju jap mësim në
shkollat,djep i dijes së paqes për shekujt kulturë e qytetëri
kapelëkashtat që përdredhin shatën e dardharen,burrat kosën,e devolliçen,
të ngopem me lakror,piperka me gjizë,domate turshi,fasule që ziejnë në poçe*,
Devoll,simbol për kombin, kryelartë monument, një Panteon,me emër në histori..
&
Të hap gjoksin t’i fut në gji,pëllumbat e paqes,nxënesit e mij dhe Leonardin*
të shkojmë ne eskursione tek Guri Cjapit ,nga Gjoli, në Shpella Ilire e Trenit,
të dëfrejmë me Nishanin e fshati,ku rrrukullisen çiliminjtë tek Imirin në Inonisht
të dëgjoj si altoparlant zërat e korit të fshatit,shkollarët,qyqen,gjelat,e shqerkat,
të dielave piknike,në Dardhën turistike, Dobërdorëme Gurin,nga Sellcat,Bilisht.
&
Të shpalos me ju, si dikur, spartakiadat nga fush-blerta e sportit, ditën vonë,
të shoh shtatëdhjetë vjeçarin ,trifonin ,veteranin, xhonglerin e futbollit tonë,
të loz futboll si dikur këmbë zbathur, me mëhallën time, të vjeterit me të rinjtë,
të bëj lojra popullore, ku djem-vajza,vrapojnë me thes,tërheq litarin në lëmenjtë
të shoh në beben e syrit devolleshkat duar arta që hedhim vallen fshaçe me djemtë.
&
T’i fut në zemër,nënat kërcure shami zeza,me shtëpitë e vilat e reja, kurriz-gërmuqe,
të eci mbi bar,të lëvrij në jonxhe,të mbledh në grunjat grashina e bufkalulekuqe,
të takoj në ugaret arrinjtë e fushës,të mbush qeren me kashtë dëngë mbi reznishtat,
të vete nga varret,të ndez qiri,të takoj brezat,të puth baballarët mjeshtra bujq e lufte,
të fshihem prapa një varri,mos më shoh njeri ,të qaj me zë,të nxjer lot rrëke,mall e dufe !
&
Të shtrohem këmbëkryq dhe një gotë me dhallë të pi ,të shkëmbej bejte e dolli,
me aktorët e ,Belushi,Elin ,kengetaret aliun,spahon ,anën, e endrin, dasmorët pe devolli,
muzikantët, Hakiun,Vaskën,Sefkëne Mexhitin,me fyell,”Kurbetli na dogji malli”
të rri si në dasëm me krushqit,të kujtoj ata që ranë rrugës,për kafshatë e për vatanë,
të ndez dashurinë,të shëroj plagët,të sëmurët,nga varri t’i ngre në këmbë pa anë.
&
Të shoh devolliun zemërluan,si s’u lodh duke ngritur kështjella-male me dorë,
ma bëni derman, jam larg oqeane kalëruar,me Devollin të jem edhe unë në Vlorë.
e në mos ardhça, këto fjalë zemre,si Marigoja qëndistare, i dua amanet në flamur,
dua t’i shoh shqiptarët bashkë,si dikur Ismail Qemalin,me flamurin kuq e zi në dorë
kështu, askush s’do na ndali dot, Devoll e Kosovë një Komb si ai Flamuri në Vlorë.
&
Ti Devolli im, të shoh vërtetë, apo jam në ëndër me sy hapur si i dehuri me pagur?!
Po jo. S’e harrohet dogana,Kapështica, tragjedi e shpresë për refugjatin ogur,
je ti Bilishti apo je Zvicër,nuk fle,si nuse me tel që pret në ankth dhëndrin e bukur,
të kap qiellin tënd maje Ivanit,të fluturoj reve, nga Vishocica deri mbi Kostur,
të kthehem duke lotuar shi,të perëndoj mbi Çardhak,në Moravë si dielli im dikur…
@-Luan Kalana,ish mësues i Gjuhës Shqipe,Devoll, Shqipëri
Shpjegime e sqarime,per figurat* letrare ne vargjet e poemes
-Nderim ,respekt dhe krenari për të rënët dhe të gjallët,per Liri dhe Demokraci!
-7 Gushti* -Festë historike,tashmë tradicionale e popullore ne Devoll,
-***deshmori mitralier Refat Skermo nga Poloska qe ju hodh me trup
bunkerit gjerman,ne malin e Thatë,dëshmori Nevruz Gjoza nga Poloska,
që luftoi heroikisht ,në spitalin partizan ,në Bradvicë, Moravë e me dhejtra te tjere..
-Provokacionet e manarko fashiste greke Devoll ,2 Gusht 1949.
-Posta e Kufirit Vidohove,Heroi e Popullit
-Heronj te Popullit-Fuat Babani,Zija Kambo Bitincke
-Heronje te Punes,Hysen Serti, Borsh.
-“te aratisurit”, desidentet ,që u burgosën e u larguan nga vendi
për liri e demikraci,shquhet poeti Gezim Metolli nga Tresteniku,
Danglli i Menkulasit,mandela i Devollit. e shume te tjere,…
***poeti Dritero Agolli ,Nderi i Kombit,nga Menkulasi,
Skender Rusi, Qytetar Nderi, poeti lirik korcar nga Vishocica,
shkrimtaret Sotir Andonin,Petraq Zoto,Petraq Samsuri,Thani Naqo nga Ziçisht,Luan Xhuli nga Babani,…
Merita Bajraktari ,Entela Kasi ,nga Cangonji,Agim Isaku nga Bilishti,Skender Demolli nga Ponçara,Ali Jashari ,Fred Mullaj gjuhetare,Andrea Palloj historian.
Ligor Prifti nga Bradvica e Devollit ne New York,poet shkrimtar enciklopedist,
poetja Lida Lazaj nga Dardha,Zydi Morava,Ylli Poloska ,Demir Gjergji,Teodor Keko,Gjergji Dushku,Eliverta Kanina,Nexhat Nellabati,Arben Shaholli,Pellumb Pasholli,Niko Gjiriti,Llaqi Zoto,Thanas Gjata ,Juola Kamenica ,Blerina Goce,Thanas Pilafas Fatos Hoxha,Gezim Begolli,Valintina e Jonida Diko,Andrea Danglli,Gezim Hashim ,Sali Zaimi,Luan Palla,Edmond Agoll,Manushaqe Menkulasi,Llazi Nestori,Rediana Kutrolli,Ilia Larti ,Vera Hoxha,Fred Mulla,e shume te tjere…
Shkrimtari Kosta Nake publiçist ,perkthyes e poet i talentuar i gazetave Bilishti,Eorde..
***Xhim Belushi aktor shqiptar i holliwoodit nga Qyteza e Devollit,
Jajmes W. w Pandeli, shkrimtar amerikan me origjne nga Treni,Devoll,..
-kineastët pionierë dardharë, Endrii e Xhanfize Keko,
-Akademiku Alfred Uci nga Hocishti
-Teodor Laco ,deputet,shkrimtar e skenarist,
hoçishtarët Tërpinët,Konomët prograrë e të tjere..
-Guri Seferi,Qytetar Nderi i Devollit,president i shoqates “Devolli”..
Deputete-Poeti Dritero Agolli Menkulas .
-Dr.Ylli Zicishti,deputet i Devollit
-Zhuljeta Bejleri Kalana,Vishocica ish deputete
-Ridvan Bode,deputet nga Rakicka
-Maqo Lakrori,deputet nga Progri
-Elida Topciu Janushi artiste aktore e Teatrit Popullor nga Vishocica,….
-Leonard Barolli nga Tresteniku,shkencetari ne Japoni,
-Trifon Bejleri nga Vishocica ne Amerike ,futbollist veteran,
që luan futboll në moshën shtatëdhjete vjeçare ,
i federuar ne ekipin e të rrituve ALBANIA,..
-Imiri Alevica,shërbyes popullor fetar nga Kuçi i Devollit,
….poetët Eris Rusin,Bashkim Gjoza,,Skender Kodra Arreza,Besnik e Beqir Mememli nga Arreza
dhe Fuat Memeli kineast e poet nga Sinica ne Boston,Nizami Morava,Grace.
ne Boston ,Fation Pajo nga Suli ne Cikago,Hysen Cifligu nga Piluri,
ne Florida,..e deri më te rinjte Met Fidanin, Fatos Fidani nga Nikolica Anesti Koxhaj Vidohove , Bledar Agastern,Gezim Manellin, Anisa Keco,reth 90 shkrimtare e poete,shih “Antologjine poetike te Devollit-2016”,e te tjere.
Kane shkruar per Devollin e devollinjte Libra me kujtime e mbresa,Myafer Spaho Baban,Avni Hoxha Menkulas,Guri Seferi Arreze,Pellumb Agolli Bilisht,Fahri Spaho Vranisht e te tjere.
studjues-Oliver Topciu,Vishocica, e te tjere
ekonomiste-Kadri Kadi,shkrimtar Macurisht,Myslim Osmani,Kapeshtica ,Zaim Bajraktari Cangonj ,Haki Ajce Bilisht e shume te tjere.
mjeke-Vexhi Subashi Vishocica,Nijovit Bedulla,Engjellush Barbuta,Sinan Agolli,cifti Kallfa ,Trajko Kamburi,Bariq Pajo,Nikola Filo dentist e shume te tjere.
**këngetarë popullorë, artisti i popullit Ali Kondi familisht nga Vranishti,
bejtexhiun popullor Arifi (Shirka) i Pilurit..
te paharuarin Fatmir Dangllin nga Menkulasi..
Hamdie Laska nga Mirasi,Shpresa Sphon nga Bitincka,Sofika Babliku nga Zicisht,
Ana Goce nga Vishocica ,Katrot Ago ushtarak Bilisht,e te tjere.
poetin kengetar Endri Fifo nga Poloska,
Avni Hoxha instrumentist nga Kurila,
muzikantet e verbër,Haki Fejziun nga Bracanji,
Vaske Eskin nga Hocishti..
-valltaret e Devolliçes nga Kordallet deri tek femijet e Bilishtit,
klarinetistet Sefka i Cipanit,Mexhiti i Bitinckes,Gani Mullanake,Xhevdetin e Bitinckes,
Kitaristet e Zicishtit,mandolinatat e Hocishtit ,te Progerit,
Dirgjentiet kompizotore,Alejdin Topciu,Ylber Lame, Andrea Balli,Artan Qoshe e te tjere..
-piktorët Hysen Devolli,Gezim Begolli, Maqo Pine,
Dhimiter Danglli,Lefter Babi ne Bilisht,Ali Gega , e te tjere…
-Inxh.Embëriet Metolli ,menaxher i Devolli.net..
-Inxh Genci Hysi -’VISHOCICA JONE”
-Marigoja,- Muzeumi nga Hocishti,qendistarja e flamurit me 28 nentor 1912…
..dhe Shoqata Kombetare DEVOLLI ,Tirane
toponime..
Lëndina e lotëve,ne Qytetin e Korces,
-zhubircë-bime e perhapur mjekesore ne devoll.
-Gjoli- Liqeni i Prespes se vogel në Devoll,.
-Mali Ivan,mesi i vargmaleve te Malit të Thatë,mbi grykën e Cangonjit,..
-Doberdorë-vend i shenjte ne Arrze,
i shenjtë dhe piktoresk ne Devoll,
-Dembrava-pllajë,rafshnalte kodrinore mbi fushen e Devollit,
-Vishocica,vendlindja e vjershetorit L.K.,
-Inonishti vakefi dhe teqeja e Kucit
-Kosturi-Kastoria,-qyetet i trojeve shqiptare,aneksuar shteti Grek bashke me 29 fshatra te Devollit te siperm.,pas copetimit te Shqiperise 1913-1920
-Cardhak-majë mali te vargmalve te Moraves qe sheh nga te dy anet ,
Devollin dhe qytetin e Korces ne lindje,
me burimin e famshem piktoresk e shume te kënduar,..
-këngë iso,me te zierë,me shume zëra polofonike,
-të zieni,- mbnani iso,te kendoni,
-vënçe,-vendshe,(shkurtim dialektor),të vendit,shtruar ,sipas zakonit,..
-leleke,draper -vegël bujqesore,tipike ne devoll,
hekuri si draperi me hark te madh,me bisht te gjate,
-pollok,-gruri i korur,i lene shtrire mbi stërnishte,
-skuq,-njgjyros,-bej me te te kuqe,..
-saull,-shtëllunge pëlhuri qe ngrihet nga era,..
-poçe,-enë prej balti,prodhuar nga poçarët famoze të Bradvicëc,
te Grapshit,Verlenit ne Devoll,te njohur per mjeshterinë e tyre,
jo vetem ne Devoll por edhe ne Ballkan,..
-sini,-tepsi e rafshet ,e ndere ,jo e thellë,per balkllave..
-burimi i Zallit,Zvori,ne ormanin e Vishocices,
-Morava,-vargmali ne perndim te fushes te Devollit ne juge Mali i larte i Gramozit.
-Eorde-emër i lashtë i Devollit.
-Me falni,kerkoj ndjese,qe nuk mund te kujtoj ,te gjithe nje e per nje me emra,artiste,shkrimtare dhe intelektuale te shquar te Devollit,te vjeter e terinj..
–Jemi krenare qe jemi devollinj,pe Devolli !
& Luan Kalana,mergimtar Florida,SHBA.