August 27, 2024

Duke pritur një “ish” – Refat Sh Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUKE PRITUR NJË “ish”.
1.
…kur më merr malli për një “ish”
ç’mrekulli në u ktheftё ajo një.ditë,
unë pres e pres të vijë sërish
shishes së verës nuk i le një pikë.
2.
…dhe njё ditё e pashё, dukej e gëzuar,
tashmë përkrah ajo kish një tjetër
dikur me mua aq shumë lumturuar
tani sa e largët dashuria e vjetër.
3.
…dhe ashtu e gëzuar humbi nga sytë,
me tjetrin duke qeshur si njëher’ me mua
çudi, sa shpejt u lidh me një të dytë
deri dje çuçuriste: të dua, të dua.
4.
…dhe ndjeva në shpirt trishtimin tim
asgjë mes nesh nuk kthehej sërish,
zemra m’u drodh, dashuri pa kthim
për njeri-tjetrin mbetёm një “ish”:…

Refat Sh Hoxha1978

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com