August 7, 2024

Si ka mundësi në vetëm dy sy – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si ka mundësi në vetëm dy sy ,
të nxejë tokën e shpirtit,
si ka mundësi në vetëm dy sy,
të nxejë një lyhnidë të tërë,
të matesh me lartësitë ,
të ndërtosh pallate në rërë,
dallgët e jetës të thërrmosh,
e me thërrimet e shpirtit zogj të ushqesh..,
në asnjë furtunë rrugën s’dua të humbas,
s’është fitore të dal që aty pa ty,
hei si ka mundësi në vetëm dy sy ,
të nxejë shpirtin tim?!…
Pa kohë Dit…’Ag’…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com