August 10, 2024

Ku ta gjej atë peshore?! – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KU TA GJEJ ATË PESHORE?!

Mora peshoren të peshoja të mijat borxhe
E fillova me miq e shokë, farë e fis
Peshorja nga të dy krahët, njëlloj fiks.

Thashë të peshoja dhe borxhet ndaj fëmijëve
Por hoqa dorë, një ndjesi dëshirën ma zvetënoi
“Kur t’ vi dita fëmijtë borxhin ndaj teje t’ peshojnë”

Nga peshorja borxhin ndaj nënës kërkova të di
Me gurin-peshê të një krahu blete, s’lëvizi kurrësesi
Fillova peshën ta shtoj gjer … në tonelata
Një zë dëgjova: “Mos vazhdo, bëj mbrapa”

“Nënat as qumështin, as dashurinë e sakrificën
Në peshore nuk i vënë, se peshoret s’i peshojnë
Peshore për to as ka patur, as kush t’i prodhojë.”
Më ndihmoni, më thoni, ku ta gjej atë peshore?

Gjithnjë për NËNËN!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com