August 3, 2024

Ne zemër të kam vendlindja ime – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË ZEMËR TË KAM VENDLINDJA IME

Kryelartë ndër breza themi
Se ne jemi nga këto anë
Se vendlindjen ne e kemi
Veç tek DIBRA, DIBRA Nanë

I duam fort ne nënat tona
Dhe ty DIBËR Nënë të themi
Ti vndlindje je e jona
Ndaj në zemër ne të kemi

Ti për ne je një NËNËMADHE
Tek ti u rritëm e hodhëm shtatin
Ndaj të duam sa këto MALE
Veç tek ti e ndalim vrapin

Për ty DIBËR Kemi shumë mall
Me ty lidhen shumë KUJTIME
Ëmbëlsinë e ke të RRALLË
Moj vendlindje DIBRA IME

Ngado ecim e ngado shkojmë
Rreth e qark kudo në BOTË
Dibra jonë nuk të HARROJMË
Për ty zemra na rreh FORT

Nëse doni kohën e shkuar
Për të ditur kush ishte DIBRA
Historinë e ka të SHKRUAR
Lehtë e gjejmë ne nëpër LIBRA

Mund të lexoni dhe RILEXONI
Kush ka qënë e ka të SHKRUAR
Biri sajë GJERGJ KASTRIOTI
Këtë tokë e ka BEKUAR

Ndaj ne zemra na rreh FORT
Për të ëmblën DIBRËN TONË
Është më e mira për ne në BOTË
Për ne bijtë e sajë GJITHËMONË

Asnjëherë nuk është PËRKULUR
Edhe kur pati shumë HALLE
Edhe kur i janë VËRSULUR
Ruajti fusha e ruajti MALE

Dibër fol pra fol për VETE
Fol e gëzohu vendlindja JONË
Sepse ke shumë AMANETE
Ruajtur thellë në zemrën TONË

Ti je DIBRA e NËNTË maleve
Je dhe DIBRA e Drinit të zi
Bijtë e tu dhe mes shumë HALLEVE
Zemrën e kanë veç tek TI

,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,04 TETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com