August 4, 2024

Trimat e Kumanoves – Qerim Muldaka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TRIMAT E KUMANOVES

Meta si nje zog pa krah
edhe deget e pemes
kan fillu me mu tha
meta keshtu ne vetmi
Se ku do shkoj as vet se di

meta tuj pershperit me veten time
kur do kaloj kjo situata ime
kur do jem si dikur me par
të shof lule e të shof bar

të shof Diellin edhe Hanën
të shof njerzit me gaz të syri
sikur yjet që jan tek qielli
Fatë e marsi o vendi imë

sikur Yleberi me 7 ngjyra
që me të kaltersi seç merr natyra
si Bilbili qe kendon kengen
kur do shof Baben e Nenen

Kur do shof vajzen e djalin
qe i lash vetem me i dal zot vatanit
une sot jam ne qeli
por zemra me digjet
qe si shof te bashkuar vllezërit e mi

Une jam biri i shqiptaris
qe luftova per toka te Iliridës
shokt e mi e falen dhe gjakun
se nuk e duruen maqedonas
serbo sllavin

sot ka ardhe koha e bashkimit
mos e harroni gjakun e trimit
mos lakmoni ne euro e dollar
Ska me pasuri se Bashkimi Kombëtar

Autor Qerim Muldaka dt 9 10 2020 i kushtohet kjo poezi trimave te lagjes se trimave ne kumanov qe dhan jeten per bashkimin kombëtar por dhe trimave tjer qe janë në burg Idrizov të maqedonis sa ma shpejt ju dalt liria

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com