Sihariq poeti – Xheladin Halili
SIHARIQ POETI
Kujtoj kohëra jo të largëta,
Dy-tri vargje si një kujtesë,
Për atë mësues e student,
Kur zemrave tona u jepte jetë!
Porsi shqiponja në qiellin e saj,
Nga foleja e nxirrte sihariqin,
Kur e mblidhte atë tufë rinore,
Sytë tanë për të parë guximin!
Mezi prisnim mësimet e tija,
Syte tek ai i drejtonim ngaherë,
Atë fytyrë studenti të qeshur,
Të gjithë e vështronim përnjëherë!
Sa gojëmbël e me plot shpresë,
Si një hero në betejën e përgjakur,
Me ujin e fitores ua shuan etjen,
Atdhedashurinë për t’ua ngjallur!
T’i shkruash vargje vetë poetit,
Që rron larg e s’i pushon pena,
Një mirënjohje për gjurmët tua,
Poetit tonë t’i gëzohet zemra!
~ Xheladin Halili
Viti, më 11.10.2020