August 11, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

13 tetor.

Sa herë
kaloj nga shtëpija jote,
qoftë në këmbë apo me bicikletë.
Hapin e ndaloj pranë asaj porte,
pastaj shikimin hedh lart nga retë..

Me gruan
ka ndodh ndonherë,
pa u menduar gjatë më ka pyet’.
Pse sa herë kalojmë tek kjo derë,
ndalon pastaj lart e ngre kryet’.?!

Me vedi
po kaq herë kam qesh,
e folë i kam grusë me qesendi !
“Ketu moj gru banon një murgeshë,
kam dëgjuar se shkruan poezi !”

Jo o mike
e miq mos u gënjeni,
nuk dua të më gjykoni si cinik.
Është shtëpia ku ka jetuar Migjeni,
Ikona e poemave të mjerimit Biblik.

Ka kohë
i ka kaluar njëqind vjetë,
mendova këto rreshta t’ja baj dhuratë.
Një ditë do t’ja çoj vetë me biçikletë,
pse duket i ri tash është Plak !

Miku Artit
Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com