Mesdhe… – Diturie Hasanaj
Mesdhe….
Ti varr I heshtur,
si s’mësove gjuhën e njerezve,
ti varr që s’ke dhe,
por përlan shpirtra e kthen në të humbur,
Mesdhe,
ulëras për të nesërmen që kam frikë,
tokë e premtuar,
tokë e ëndrrave të këputur në mes,
hejj Zarës ninullat akoma I vajtojnë,
Hasanit lodrat e mallkojnë,
iu kthyen në makth,
mbuluar me tym dhe gjak..,
për çdo gjë që ndodh jemi fajtorë..,
jam fajtor se më dogjën shtëpinë dhe vatanë,
fajtor se më vranë nënën dhe babanë ,motrën ,vëllanë,
edhe frikën pashë të dridhej
pas tymit dhe asgjësë të fshihej,
kur bomba na qeraste qielli,
britmat shurdhonin Mesdheun..,
si mbyll dot sytë,
të shoh ty mort që më përndjek,
ty që akoma më vret,
Mesdhe o varr I heshtur,
ti që kob ke mbjellur,
o varr që s’ke dhe,
përlan shpirtra që faj s’patën kurrë…
12-10-2020Di..Diturie Hasanaj