August 10, 2024

Në tehun e vetmisë – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË ‘TEHUN E VETMISË

Ulur në tehun e vetmisë
Duartë shtrirë
Stinëve të ngrira t’diellit

Nën krrokamën e korbit
Mbush plasaritjen e shpirtit
Me vrerin e dehur t’mëngjesit

Asgjë si dje

Vetëm hëna kre flokët
në pasqyren e thyer

Në mullirin e dhimbjes
Bluhen ëndërrat njomëcake

Në natën pa sy

Vlora Rexhaj Morina

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com